Tashmë në Fakultetin e Ekonomisë ofrohet edhe shërbimi i psikologut nga dy specialiste të mirënjohura të kësaj fushe. Më poshtë është link-u i një pyetësori të shkurtër dhe tërësisht anonim, të hartuar prej tyre, për të krijuar një bazë të dhënash dhe identifikuar drejtimet kryesore ku mund të ofrohet asistencë në qoftë se do të jetë e nevojshme, ndaj studentëve të Fakultetit të Ekonomisë. Plotësimi i pyetësorit nuk kërkon të dhëna personale që mund të identifikojnë personin që e plotëson duke respektuar parimin e konfidencialitetit.

Klikoni për plotësimin e pyetësorit: 
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfkAO8ag2V9UB3mFJEBda2SzOjHFyAkSBl1wEUPkajUU28a1A/viewform

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.