Njoftohen të gjithë studentët e FE-UT, se afati i fundit për kryerjen e tarifës vjetore të shkollimit për vitin akademik 2020-2021, është përpara fillimit të provimeve të semestrit të dytë.

Data 4 Qershor për studentët e Bachelorit
Data 11 Qershor për studentët e Masterit

KUJDES!

Për shkak të pandemisë Covid-19, mandatin për pagesë sipas çdo programi studimi e gjeni elektronikisht për t'u printuar në linkun e faqes zyrtare si mëposhtë: https://www.feut.edu.al/lajmerime/900-mandatet-e-tarifave-te-shkollimit

Hapat që ndiqen për pagesën e tarifës së shkollimit:

  1. Studenti, printon mandat arkëtimin nga linku i mësipërm, tarifë vjetore sipas programit të studimit që frekuenton, (me përshkrimin e institucionit).
  2. Plotëson dorazi të dhënat e studentit.
  3. Me mandatin e printuar dhe të plotësuar, paraqitet pranë çdo banke të nivelit të dytë, ose pranë çdo dege të postës shqiptare për të bërë pagesën. 
  4. Pasi ka kryer pagesën e tarifës së shkollimit, dërgon të skanuar ose me foto mandat pagesën që lëshon banka ose posta në adresat e email-it sipas cikleve të studimit, duke deklaruar degën dhe grupin mësimor përkatës. Në vazhdim, brenda 48 orësh, studenti do të marrë përgjigje mbi saktësinë e pagesës dhe do t'i bëhet konfirmimi i aktivizimit në sistemin e sekretarisë si student që figuron pa detyrime.

E-mailet për të dërguar mandat pagesat sipas cikleve të studimit janë si më poshtë:

Cikli I
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Cikli II
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Lista e studentëve me iniciale që përfitojnë reduktim dhe përjashtim nga tarifa e shkollimit 2020-2021

Bachelor 100% përjashtim nga tarifa e shkollimit
Bachelor 50% reduktim nga tarifa e shkollimit
Master 100% përjashtim nga tarifa e shkollimit
Master 50% reduktim nga tarifa e shkollimit

Vini re!

Konfirmimi që studenti rezulton pa detyrime do të bëhet për çdo rast për çdo vit studimi që ka frekuentuar. Studentët që rezultojnë përsëritës në të njëjtin vit akademik, paguajnë vetëm një herë tarifën vjetore të shkollimit.

Suksese!

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.