On April 5 th , 2021 the second module of the project entitled “Promoting CCA and DRM in the framework of EU Integration”, part of the Jean Monnet action of the Erasmus + Program has started its implementation. The module “Disaster Risk Management” is being developed during
the second semester of the academic year 2020-2021.
This Module is part of the curriculum of the Master of Science in Risk Management, offered by the Department of Finance of the Faculty of Economics, University of Tirana. 33 students of the first year of Master of Science in Risk Management program are enrolled in this course.
The module aim and goals have been already presented to the students, and were well received by them. In addition, the students were invited to actively participate in the project activities, through the presentation of their projects, research and other inputs.
This Jean Monnet Module provides in-depth assessment of important issues in disaster risk management and its implementation in the framework of EU integration. More specifically, the module will influence and foster student’s understanding on:
- the fundamental concepts of preparedness, prevention, response and recovery as they relate to the management aspect of the disaster cycle in the framework of EU DRM policies;
- the fundamental concepts and approaches of managing the risk of environmental hazards;
- the basic concepts of insurance and reinsurance in disaster management and the use of these instruments in EU;
- the management approaches for a number of specific environmental hazards in both EU and the Balkans;
- dimensions of disaster management in the framework of policy development for EU integration.
Dr. Perseta Grabova and Prof. Assoc. Dr Narin Panariti will retain their roles as module leaders.
Dr. Perseta Grabova teaches in the Department of Finance at the University of Tirana since 2008. Her subjects of teaching include “Risk Management and Modelling”, “Disaster Risk Management” and “Personal Finance”. She holds a PhD in Finance with a focus in Behavioral Finance. During 2016-2020, she was part of the working group under the project “Knowledge FOr Resilient society” of the Erasmus+ program. She has also participated in national and international academic activities in the field of finance, risk management and disaster risk management etc.
Prof.Asoc. Dr. Narin Panariti has worked for 34 years on environment and climate change issues from very different perspectives: as a researcher, as a university professor, as a senior manager of the environmental state administration, as an environmental expert working for the industry, as a consultant, etc. She was member of the Negotiator Group for the negotiation of the Stabilization and Association Agreement. In this quality she drafted and presented progress reports on reforms for environment at the Joint Committee EU - Albania, Infrastructure Working Group, REReP Task Force, etc. For many years she was a member of the Bureau of the Committee for Environmental Policy and of the Transport, Health, and Environment Pan-European Programme of the UNECEE.
********
Duke filluar nga data 5 Prill 2021, moduli i dytë i projektit me titull “Promovimi i Përshtatjes ndaj Ndryshimeve Klimatike dhe Menaxhimit të Riskut nga Katastrofat në kuadrin e Integrimit në BE”, pjesë e fushës së veprimit Jean Monnet të Programit Erasmus + ka filluar zbatimin e tij. Moduli “Menaxhimi i Riskut të Katastrofave” po zhvillohet gjatë semestrit të dytë të vitit akademik 2020-2021.
Ky Modul është pjesë e kurrikulës së Masterit të Shkencave në Menaxhim Risku, ofruar nga Departamenti i Financës, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. 33 studentë të vitit të parë të Masterit Shkencor në programin e Menaxhimit të Riskut janë regjistruar në këtë kurs.
Qëllimi dhe synimet e modulit u janë prezantuar studentëve dhe janë pritur shumë mirë nga ata. Për më tepër, studentët u ftuan të marrin pjesë aktivisht në aktivitetet e projektit, përmes prezantimit të projekteve të tyre, hulumtimeve dhe kontributeve të tjera.
Ky modul Jean Monnet ofron vlerësim të thellë të çështjeve të rëndësishme në menaxhimin e riskut nga katastrofat (MRK) dhe zbatimin e tij në kuadrin e integrimit në BE. Më konkretisht, moduli do të ndikojë dhe nxisë kuptimin e studentit në:
- konceptet themelore të gatishmërisë, parandalimit, reagimit dhe rimëkëmbjes pasi ato lidhen me aspektin e menaxhimit të ciklit të katastrofës brenda kornizës së politikave të MRK të BE-së;
- konceptet dhe qasjet themelore të menaxhimit të riskut të rreziqeve mjedisore;
- konceptet themelore të sigurimit dhe risigurimit në menaxhimin e katastrofave dhe përdorimin e këtyre instrumenteve në BE;
- qasjet e menaxhimit për një numër risqesh specifike mjedisore si në BE ashtu edhe në Ballkan;
- dimensionet e menaxhimit të katastrofave në kuadrin e zhvillimit të politikave për integrimin në BE.
Dr. Perseta Grabova dhe Prof. Assoc. Dr Narin Panariti do të mbajë rolet e tyre si drejtuese të moduleve.
Dr. Perseta Grabova jep mësim në Departamentin e Financës në Universitetin e Tiranës që nga viti 2008. Mësimdhënia e saj përfshin lëndët “Menaxhimi dhe Modelimi i Riskut”, “Menaxhimi i Riskut të Katastrofave” dhe “Financa Personale”. Ajo ka mbyllur doktoraturën në Financë me fokus në Financën e Sjelljes. Gjatë viteve 2016-2020, ajo ishte pjesë e grupit të punës në kuadër të projektit “Knowledge FOr Resilient society” të programit Erasmus +. Ajo gjithashtu ka marrë pjesë në aktivitete akademike kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e financave, menaxhimin
e riskut dhe menaxhimin e katastrofave etj.
Prof. Asoc. Dr. Narin Panariti ka punuar për 34 vjet në çështjet mjedisore dhe të ndryshimeve klimatike në pozicione të ndryshme: si studiuese, si profesoreshë universiteti, si menaxhere e lartë e administratës shtetërore mjedisore, si eksperte mjedisore për industrinë, si këshilltare, etj. Ajo ishte anëtare e Grupit të Negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Në këtë cilësi ajo ka hartuar dhe prezantuar raportet e progresit mbi reformat për mjedisin në Komitetin e Përbashkët të BE - Shqipëri, Grupin e Punës të Infrastrukturës, Task Forcën REReP, etj. Për shumë vite ajo ishte anëtare e Byrosë së Komitetit për Politikën e Mjedisit dhe të Transportit, të Programit të Shëndetësisë dhe Mjedisit në Programin Pan-Evropian të UNECEE.