Një ndër rezultatet më të rëndësishme të Projektit BLUEWBC - Sustainable development of BLUE economies through higher education and innovation in Western Balkan Countries do të jetë krijimi i Qendrës së parë të Inovacionit dhe Sipërmarrjes (I&E) me fokus Turizmin në Fakultetin e Ekonomisë, Universitetin e Tiranës. Qëllimi fillestar i kësaj qendre do të jetë t’u mundësojë studentëve, kryesisht të profilit të turizmit, që të aplikojnë në praktikë njohuritë e përfituara nga ana teorike për të qenë sa më pranë nevojave të biznesit, si dhe do të jetë një bazë kërkimore për stafin akademik dhe profesionistët e fushës së turizmit. Qendra I&E brenda Universitetit të Tiranës do të ketë një fokus të veçantë në Turizëm, duke qenë fusha kryesore e studimit e ofruar në këtë Universitet e lidhur drejtpërdrejt me ekonominë blu. 

Qendra do të ketë në funksion pajisje që janë zgjedhur duke marrë parasysh nevojat e studentëve dhe stafit akademik, duke i kombinuar ato me nevojat e tregut, si dhe praktikat më të mira të sugjeruara nga universitetet partnere. Aktualisht projekti është në fazën e tenderimit të pajisjeve, për të cilat gjeni më shumë informacion në https://www.bluewbc.eu/.

Objektivat kryesore të Qendrës janë:

• T'u mundësojë studentëve, kryesisht të profilit të turizmit, të zbatojnë në praktikë njohuritë teorike të marra gjatë studimeve, kryesisht për të aplikuar konceptet në lidhje me Inovacionin dhe Sipërmarrjen në fushën e Turizmit.

• Të sigurojë mundësi dhe infrastrukturë për kërkime multidisiplinare të aplikuara.

• Të promovojë kërkim, ide dhe zgjidhje në fushën e inovacionit dhe sipërmarrjen në Universitetin e Tiranës.

• Të përmirësojë infrastrukturën të rrisë kapacitetet e Universitetit për projekte dhe iniciativa të ardhshme kombëtare / ndërkombëtare (trajnime, inkubatorë biznesi, mësim gjatë gjithë jetës - LLL, etj)

• Të rritet bashkëpunimi i Universitetit me institucione kombëtare dhe ndërkombëtare, kompani publike dhe private.

• Të përmirësojë lidhjen dhe ndërveprimin midis akademisë dhe industrisë.

• Të promovojë Universitetin e Tiranës në nivelin lokal dhe ndërkombëtar (kurset, programet e studimit, kërkimin shkencor, arritjet, etj).

• Të mbështesë dhe promovojë zhvillimin e turizmit në Shqipëri përmes transferimit të njohurive dhe teknologjisë në këtë fushë.

Klikoni për më shumë informacion mbi logon e BlueWBC.

 

Copyright © 2023 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.