Në kuadër të projektit “Sustainable development of BLUE economies through higher education and innovation in Western Balkan Countries – BLUEWBC”, të fituar sipas Grant Agreement 2019-2009/ 001 - 001, me numër projekti 609693-EPP-1-2019-1-NO-EPPKA2-CBHE-JP, të financuar përmes skemës “Erasmus Plus Capacity Building for Higher Education”, është zhvilluar aktiviteti i rradhës lidhur me paketën e punës nr. 2 “Zhvillimi i kurrikulave”. Me dt. 24 Mars 2021 është zhvilluar një takim online i drejtuar nga partnerët e Universitetit të Lituanisë (VGTU), NTNU (Norvegji) dhe Universiteti i Split (Kroaci) me stafin e projektit në Fakultetin e Ekonomisë. Ky takim ishte në vazhdimësi të aktiviteteve të tjera të zhvilluara me partnerët e tjerë në këtë paketë pune.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi rreth programeve aktuale të studimit që do të përfitojnë nga ky projekt dhe programet e lëndëve që do të rishikohen dhe përmirësohen në hapat e mëtejshëm. Stafi i Fakultetit të Ekonomisë ofroi gjithë informacionin e nevojshëm lidhur me këto elementë, si dhe diskutuan mundësitë për ndryshime apo përmirësime të mëtejshme. Nga kjo paketë pune, e cila synon përmirësimin e programeve të disa lëndëve duke përfshirë koncepte të inovacionit dhe sipërmarrjes, do të përfitojnë studentët e FE (kryesisht në degën Marketing – Turizëm), si dhe stafi akademik e administrativ.

Klikoni për më tepër: https://bluewbc.eu/

000.png    0.jpg

4.png    5.png   

6.png    7.png

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.