“Start Up City” është vendi ku studentët dhe të rinjtë mund t’i zhvillojnë idetë e tyre të biznesit, duke i prezantuar përballë një jurie prestigjioze. Ky kompeticion synon të ndihmojë të gjithë të rinjtë novatorë me shpirt sipërmarrës që të realizojnë dhe prezantojnë idetë e tyre të biznesit.

Në edicionin e tij të tretë, Start-Up City vjen si bashkëpunim mes Universitetit Metropolitan Tirana, Metropolitan Incubator dhe Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Aktiviteti do të mentorohet nga pedagogë dhe profesionistë në fusha të ndryshme, duke përzgjedhur idetë më të mira dhe duke bërë të mundur zhvillimin e tyre të mëtejshëm në treg.

Start-Up City 3 do të zhvillohet në tre muaj dhe do të kulmojë me prezantimin final dhe aktivitetin gala në datat 13-14 Maj 2021.

Mund të aplikojë çdokush që ka një IDE novatore biznesi, nga të rinjtë e çdo moshe në Shqipëri dhe në Kosovë.

Çmimet për pjesëmarrësit:

Vendi i parë – 2500 euro

Vendi i dytë – 1000 euro

Vendi i tretë – Mentorim dhe inkubim në Metropolitan Incubator

Çmimi Startupi më inovator

Çmimi Startupi më i mirë në teknologji

Çmimi Sipërmarrësi Individual – Bursë studimi 100% në Universitetin Metropolitan Tirana

Regjistrimet e aplikantëve do të fillojnë nga data 12 Mars dhe do të jenë të hapura deri në datë 30 Prill 2021, ora 23:59. Me mbylljen e fazës së aplikimeve, një juri e përbërë nga ekspertë nga Metropolitan Incubator, UMT dhe Fakulteti i Ekonomisë-UT do të shpallin në datën 10 Maj idetë që kanë kaluar fazën e seleksionimit përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale te UMT, Metinc dhe Start-Up City.
 
Eventi përmbyllës do të organizohet në datat 13 dhe 14 Maj.
 
Për t’u bërë pjesë e Start-Up City, aplikantët duhet të dorëzojnë brenda datës 30 prill në një file PowerPoint në 10 slide:
  • Shpjegimi i problemit
  • Zgjidhja e problemit
  • Cili është ekipi
  • Pritshmeritë financiare
  • Çmimet
  • Shitjet
  • Shpenzimet
  • Konkurenca
  • Tregu
  • Përmbledhje
Ky file në PowerPoint duhet dërguar në adresën e email Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. dhe më pas aplikantët do të kontaktohen nga ekspertët e Metropolitan Incubator për përpunimin e idesë dhe prezantimin e saj.
 
Copyright © 2021 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.