Go Styria është një program bursash për studentët master, doktoraturë, si dhe post-doktoraturantë të interesuar për një qëndrim kërkimor afatshkurtër (maksimumi 4 muaj) në kuadrin e studimeve të tyre në nivel master, shkrimit të tezës së doktoratës ose hulumtimit post-doktoraturë.

Kandidatëve të përzgjedhur për programin do t'u jepet mundësia për një periudhë kërkimore në Universitetin e Grazit në mënyrë që të vazhdojnë më pas dhe të përfundojnë studimet / kërkimet e tyre në universitetet e origjinës.

Mund të aplikojnë:

Studentët në nivelin Master dhe Doktoraturë:

   • studentë aktualë dhe / ose të regjistruar në vitin akademik 2021 - 2022 në një universitet të akredituar

   • studentët që aktualisht punojnë për tezën e tyre master ose doktoraturë.

Post-Doktorantë:

   • të cilët janë anëtarë të stafit akademik në një universitet të akredituar në rajonin e synuar;

   • përfundimi i doktoratës nuk duhet të jetë më i vjetër se 1 vit në kohën e aplikimit.

Detaje mbi thirrjen për aplikim:https://international.uni-graz.at/en/incoming-exchange/go-styria-scholarship-programme/?fbclid=IwAR1umMRLASUf6Xc95CFdmgIn1pLYXFEm-jiECL1ZKiNZjYF_68n51GXQeTY

 
Afatet e aplikimit:

• 20 prill 2021 - Afati i fundit për kërkesat me email që mundësojnë aksesin në aplikimin online (i detyrueshëm vetëm për aplikantët Master / PhD për të filluar procesin e aplikimit);

• 22 prill 2021, ora 13:00 (Ora e Evropës Qendrore) - afati i fundit i aplikimit për të gjithë kandidatët.

Klikoni për më tepër:

Hapet thirrja për bursa studimi dhe hulumtimi në Universitetin e Grazit për vitin akademik 2021 - 2022

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.