Në lidhje me procedurën e pajisjes me kartonat e diplomave të studentëve të Fakultetit të Ekonomisë, të cilët kanë përfunduar ciklin e parë dhe të dytë të studimeve dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për pajisjen me karton diplome, informojmë se pasi përfunduan zgjedhjet e organeve dhe autoriteteve drejtuese në UT në gusht 2020, filloi funksionimi ligjor edhe për këtë problem.
Të gjitha diplomat e Fakultetit të Ekonomisë që nuk firmoseshin nga ish Rektori në shkelje flagrante të Ligjit, u firmosën që në ditët e para të punës pas dekretimit, nga Rektori i zgjedhur, Prof. Dr. Artan Hoxha. Janë firmosur 937 diploma.
Rikujtojmë të gjithë studentët e Fakultetit të Ekonomisë, që nuk kanë dorëzuar ende pranë Sekretarisë Mësimore dokumentat e domosdoshëm për prodhimin e kartonave të diplomave, t’i dorëzojnë sa më parë sipas listës së mëposhtme:
- 2 fotografi
- Kopje e diplomës së maturës shtetërore (për bachelor)/diplomë bachelor (për master)
- Kopje e certifikatës personale
- Mandat pagesa 600 lekë (merret në zyrën e informacionit)