Në datat 22-28 mars 2021, Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave -AAB, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe partnerë të tjerë, organizojnë disa aktivitete edukative me rastin e Javës së Parasë 2021, nën sloganin “Kujdesu për veten, kujdesu për paratë e tua!”.
Nën koordinimin e OECD-së dhe Shoqatës Evropiane të Bankave, Java e Parasë është një fushatë e përvitshme ndërgjegjësimi financiar, e krijuar për të frymëzuar fëmijët dhe të rinjtë për të mësuar më shumë mbi çështjet e parasë, mjetet e jetesës dhe sipërmarrjen.
Për grup moshën e studentëve universitarë organizohet konkursi i postimit më të mirë në facebook me temë “Ndikimi i Covid-19 në ekonomi dhe kujdesi për financat personale në periudha pandemie” (Dega e Ekonomiksit/ Financë-Bankë).
Studentët e degëve Ekonomiks dhe Financë-Bankë, janë të ftuar të marrin pjesë në konkursin për postimin më të mirë në facebook, me temë “Ndikimi i Covid-19 në ekonomi dhe kujdesi për financat personale në periudha pandemie”.
Postimi duhet të jetë argumentues, me fjalë dhe imazhe (foto, grafikë, skema) në gjuhën shqipe, i shoqëruar me hashtag #javaeparasë2021, #edukimifinanciar, duke bërë tag faqen e Bankës së Shqipërisë dhe atë të Shoqatës Shqiptare të Bankave. Ai duhet të postohet në facebook, brenda datës 18 mars, ora 9:00.
Çmimet për 2 postimet fituese janë: tabletë dhe praktikë mësimore 3-mujore në një bankë të nivelit të dytë.
Për çdo pyetje kontaktoni në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.