Unioni i Sipërmarrësve të Rinj Shqiptarë dhe Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare, në bashkëpunim me organizata partnere shpallin Konkursin Bright Minds 2021.

Ky konkurs vjen për të dytën herë si një përvojë e pasur për profesionistët e rinj në fushën e biznesit, që dëshirojnë të bëhen sipërmarrës inovatorë të së nesërmes.

Dy kategori të nominuara dedikuar plotësisht studentëve të talentuar të vitit të III të Studimeve Bachelor dhe Master: Praktikanti më i mirë dhe Vizionari i Biznesit.

Ky konkurs synon të inkurajojë të rinjtë për të prezantuar ide inovative në fushën e sipërmarrjes. Nëse synoni të jeni një sipërmarrës i së nesërmes ju ftojmë të nominoheni dhe bëheni pjesë!

Kiteret dhe Procedura e Përzgjedhjes për studentët:

– Studenti duhet të jetë duke ndjekur vitin e III të studimeve Bachelor ose Master në Fakultetin e Ekonomisë;

Kategoria: Praktikanti më i mirë - Të prezantojë angazhimin e tij lidhur me praktikën në biznes;

Kategoria: Vizionari i Biznesit - Të prezantojë një ide-biznesi inovatore që plotëson një nevojë ekonomike ose sociale;

Intervistimi dhe përzgjedhja e të nominuarve do të bëhet nga një komision i dedikuar, i cili do të proçedojë sipas fazave të mëposhtme:

Faza I – Komisioni do të kontaktojë të nominuarit; 

Faza II – Komisioni do të intervistojë aplikantët online apo fizikisht sipas volumit dhe angazhimit të intervistave;

Faza III - do të përzgjedhë 3 (tre) të nominuar për secilin çmim. 

Secili nga të nominuarit e përzgjedhur në tre kandidatët e fazës finale, do të prezantojë në 30 sekonda nëpërmjet një video prezantimi angazhimin e tij me biznesin në lidhje me secilin çmim.

Dërgo e-mail në: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo., emër/mbiemër, dhe kontakt të të nominuarit për kategorinë që mendoni. 

Afati i fundit për aplikim: 20 Mars 2021 

Për më shumë informacion mund të ndiqni faqet zyrtare www.yaeu.al dhe www.adbc.al.

Klikoni për më tepër:

Bright Minds 2021

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.