Ju infomojmë se Universiteti i Tiranës është ftuar për të marrë pjesë në Konferencën e 9-të Shkencore Alma Mater Europaea.

Tema e Konferencës do të jetë: “All about people 2021: Digital Transformation in Science, Education and Arts”.

Ky aktivitet do të organizohet në datat 12 – 19 mars 2021.

Konferenca e 9-të Alma Mater Europaea është në vëmendjen e Presidentit të Republikës së Sllovenisë, H. Ex. Z. Borut Pahor dhe nga Akademia Evropiane e Shkencave dhe Arteve Salzburg.

Konferenca do të hapet nga H. Ex. Znj. Mariya Gabriel, Komisioner i BE-së për Inovacionin, Kërkimin, Kulturën, Edukimin dhe Rininë, e cila do të paraqesë vizionin dhe strategjinë e Komisionit Evropian për të Ardhmen e Evropës në situatën aktuale, me një fokus të veçantë në Evropën Dixhitale.

Midis pjesëmarrësve të konferencës do të jenë gjithashtu shkencëtarë dhe ekspertë të njohur ndërkombëtarisht, përfshirë përfaqësues të Akademisë Sllovene të Shkencave dhe Arteve, përfaqësues të universiteteve dhe të qeverisë Sllovene.

Për më shumë informacion klikoni linkun:

http://conference.almamater.si/?lang=en

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.