Nisma "Universiteti në natyrë", për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore shkaktuar nga pandemia e COVID-19, u nxit nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës me mbështetjen e Dekanit Prof. Dr. Dhori Kule si dhe Përgjegjësit të Departamentit Marketing-Turizëm, Prof. Dr. Vjollca Hysi Panajoti, si alternativë mësimi duke u bazuar në praktikat më të suksesshme të sistemeve arsimore perëndimore.

Me shumë se 300 studentë, u bënë pjesë e leksionit të hapur: “Ndikimi i COVID-19 në marketingun e kompanive”, tek Amfiteatri, Liqeni Artificial i Tiranës, mbajtur nga Prof. Asoc. Dr. Mirdaim Axhami.

Këtë iniciativë e përshëndeti edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Z. Erion Veliaj si dhe drejtues të tjerë të botës akademike të Universitetit të Tiranës.

Pjesë të leksionit u bënë edhe drejtues të disa bizneseve të cilët ndanë eksperiencën e tyre marketing se si u përballën me situatën e krijuar nga COVID-19.

Kompanitë Albtelecom, Neptun, Aladin, Agna Group dhe Ama Caffe ofruan dhurata për studentët pjesëmarrës fitues të shorteut të realizuar.

Kësaj nisme pritet t'i bashkohen edhe departamentet e tjera brenda Fakultetit të Ekonomisë, por edhe Fakultetet e tjera të Universitetit të Tiranës.

Departamenti Marketing-Turizëm po punon për organizimin e leksioneve të tjera të ngjashme në këtë kuadër.

#NeJemiFE

Klikoni për më tepër:
Universiteti në natyrë - FEUT (Video)

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.