Programi i Praktikave të Biznesit Gjerman (www.stipendienprogramm.org) ndihmon studentët dhe të diplomuarit e rinj që të fitojnë përvojën e parë të punës në kompanitë lider në Gjermani. Gjatë 17 viteve të fundit, ne kemi mbështetur më shumë se 800 studentë dhe të sapo diplomuar nga vendet e Ballkanit Perëndimor në këtë rrugë. Të gjithë ata kanë kaluar tre deri në gjashtë muaj në Gjermani, ku patën mundësinë të zgjerojnë njohuritë e tyre të fituara gjatë studimeve dhe t’i implementojnë ato në praktikë. Pas kthimit në vendet e tyre, të gjithë kanë arritur të gjejnë shumë shpejt punë mjaft të mira. Përveç kësaj, pjesëmarrësit në këtë program janë gjithashtu pjesë e një rrjeti rajonal të alumni-ve ku ata trajnohen vazhdimisht sipas nevojave të tregjeve lokale të punës.

Gjenerata e ardhshme e kandidatëve që do të fitojnë bursën, do e fillojë praktikën më 1 Korrik 2021.

Thirrja për aplikime vazhdon të jetë e hapur nga 1 Tetori 2020 deri më 16 Nëntor 2020.

Studentët mund të informohen për benefitet që ka ky program dhe për procedurën e aplikimit në faqen tonë të internetit: www.stipendienprogramm.org.

Më poshtë gjeni datat për dy takime informuese virtuale mbi këtë program:

26. 10. 2020, Ora 14:00

https://zoom.us/j/96827933693?pwd=NUxsdW1mSXFEVzFRN3F5R2J5ZzJ3UT09

Meeting ID: 968 2793 3693

Passcode: 341092

03. 11. 2020, Ora 18:00

https://zoom.us/j/97586143837?pwd=b2VBTEhmTHcyQlpRcjFkemZBell4QT09

Meeting ID> 975 8614 3837

Passcode> 746470

Bashkëngjitur mund të gjeni informacione të mëtejshme mbi programin, kriteret dhe mënyrën e aplikimit.

Ju mirëpresim!

Klikoni për më tepër:
Internship Programme of German Business
Poster Informues

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.