I/e nderuar Studentë / të sapo diplomuar,
Deloitte Albania sapo ka nisur pyetësorin ndërkombetar “Hapat e parë në tregun e punës”, për të analizuar opinionin e studentëve dhe të sapo diplomuarëve mbi tregun e punës.
Pyetësori jonë është ndërtuar për studentë/të sapo diplomuar apo të cilët sapo kanë nisur jetën e tyre profesionale të cilët janë 18-30 vjeç, që janë duke studiuar/janë të sapo diplomuar në 19 shtete në Evropë dhe do të dëshironim që të ishe pjesë e saj.
Bëhuni pjesë e pyetësorit dhe konkursit të Deloitte dhe fitoni 9 Ipads!
Plotësoni pyetësorin përpara datës 9 Nëntor 2020 dhe përgjigjuni pyetjeve për të marrë pjesë në garën për Ipad!
Ndani me ne pritshmëritë tuaja, përvojën dhe këndvështrimin tuaj mbi punën dhe punonjësit dhe tregoni cila do të ishte zgjedhja juaj.
Pyetësori zgjat 20 minuta për t’u plotësuar dhe përgjigjet tuaja do të ruhen në mënyrë konfidenciale. Referohuni tek competition conditions.
Rezultatet finale të pyetësorit do të analizojnë këndveshtrimin e studentëve dhe të sapo diplomuarëve dhe do të publikohen në pranverë 2021.
Për më tepër informacion, lutemi vizitoni faqen tonë: http://bit.ly/FirstStepsIntoTheLabourMarket2020.
Faleminderit që u bëtë pjesë e asaj çka ne besojmë se është një nismë me vlerë.
Klikoni për më tepër:
Pyetësori i Deloitte - European survey of students and graduates 2020