Të dashur Maturantë!

Pas mbylljes së regjistrimeve të datës 26 Tetor, në Fakultetin e Ekonomisë ka ende 18 kuota të lira, përkatësisht 6 në Degën Financë, 8 në Degën Administrim Biznes, 2 në Degën Informatikë Ekonomike dhe 2 në Degën Ekonomiks.

Bazuar në Urdhërin e Përbashkët të QSHA dhe RASH Nr. 2, dt. 02. 07. 2020 që mbështetet në Udhëzimin Nr. 10, dt. 15. 05. 2019 të MASR:

Nga data 27 Tetor deri në datën 29 Tetor, ora 10:00-14:00, maturantët që janë në listat e raundit të tretë duhet të dorëzojnë kërkesë me shkrim pranë Fakultetit të Ekonomisë, Godina A, Zyra e Informacionit.

Në datë 30 Tetor, ora 14:00, do të kryhet procedura e regjistrimit të aplikantëve që kanë dorëzuar kërkesë me shkrim në datat 27-29 Tetor si më sipër dhe që do të paraqiten në orën 14:00, bazuar në renditjen e pikëve. Aplikantët duhet të paraqiten dt. 30 Tetor, Ora 14:00, në Fakultetin e Ekonomisë, Godina A.

Dekanati i Fakultetit të Ekonomisë

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.