Dt. 30.10.2020, ora 14:00, FE, Godina A, Biblioteka
Proçedura përmbyllëse e regjistrimit për kuotat ende të lira, në Fakultetin e Ekonomisë në degët përkatëse Financë, Administrim Biznes, Informatikë Ekonomike dhe Ekonomiks, sipas njoftimeve të mëparshme, do të zhvillohet në sallën e Bibliotekës, Godina A, Kati III, FE, ora 14:00.
Ju njoftojmë se meqënëse një nga fituesit, i regjistruar në degën Administrim Biznes, u çregjistrua, sot u konfirmua nga Rrjeti Akademik Shqiptar (RASH) që kjo kuotë i vihet në dispozicion Fakultetit të Ekonomisë, UT.
Pra gjithsej janë 19 kuota ende të lira, përkatësisht për degën Administrim Biznes 9 kuota të lira, për degën Financë 6 kuota të lira, për degën Informatikë Ekonomike 2 kuota të lira dhe për degën Ekonomiks 2 kuota të lira.
Të dashur Maturantë, ju mirëpresim fizikisht në orën 14:00, në Fakultetin e Ekonomisë, Godina A, Biblioteka.