Këtu do të gjeni shkresën e MASR për fillimin e vitit akademik 2020-2021, përcjellë Fakulteteve të UT nga Rektori i UT.

Të nderuar dekanë,

Uroj të jeni mirë! Në vijimësi të komunikimeve me Ministrinë e Arsimit dhe vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve viti i ri akademik 2020-2021 do të nisë me mësimdhënien online, duke evituar çdo kontakt në auditore, sipas afateve të përcaktuara.

Ju ftoj të merren të gjitha masat e nevojshme për të garantuar aksesin e studentëve në platformën online të mësimdhënies.

Bashkangjitur gjeni shkresën e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë mbi fillimin e vitit të ri akademik 2020-2021.

Ditë të mbarë!

Me respekt,
Prof. Dr Artan Hoxha
Rektor
Universiteti i Tiranës

Klikoni për më tepër:
Shkresë për IAL për fillimin e vitit akademik 2020-2021

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.