MASTER, VITI I

Në vijim të procesit për implementimin e "Microsoft Teams", ju informojmë se të gjithë studentëve do t'iu krijohet një adresë e re e-maili "emër_mbiemëQuesto indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo." në mënyrë që të bëhet i mundur realizimi i mësimit online.

Këtu do të gjeni pyetësorin për regjistrimin e të dhënave tuaja ku çdo student duhet të vendosë përveç të tjerave një e-mail të saktë personal, i cili do të shërbejë për krijimin e e-mailit të ri në platformën Online Microsoft Teams.

Plotësimi sa më i saktë i të dhënave tuaja është i domosdoshëm për arsye planifikimi pjesëmarrje në auditoret online sipas grupeve përkatëse.

!!! Studentë të Vitit të Parë Master për vitin akademik 2020-2021, të cilët nuk kanë plotësuar ende formularin me të dhënat e tyre, afati i plotësimit të pyetësorit është brenda ditës së Dielë, dt. 29 Nëntor 2020.

Më poshtë mund të shkarkoni aplikacionin e Microsoft Team për mobile/desktop version.

https://www.microsoft.com/en-ww/microsoft-365/microsoft-teams/download-app

Këtë aplikacion mund ta aksesoni vetëm me kredencialet që do t'ju vijnë në adresën tuaj personale nga Support Team i Universitetit të Tiranës, në momentin kur do t'ju krijohet adresa juaj e re në domain-in unitir.edu.al.

Klikoni për më tepër:
Pyetësori - Regjistrim i të dhënave për ndërtimin e platformës Online Microsoft Teams - MASTER, VITI I

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.