Në kuadër të shpalljes së thirrjes #Grant2025, Agjensia Startup Albania do të organizojë në datë 11.12.2024 ora 10:00, në Fakultetin e Ekonomisë  Universitetin e Tiranës, një takim informues për studentët dhe stafin akademik për mundesinë e financimit të ideve novatore nëpërmjet masave mbështetëse me Grante për startup-et në vend.

Agjensia Shtetërore Startup Albania, një institucion nën vartësinë e Ministrisë së Sipërmarrjes dhe Klimës së Biznesit, është krijuar në Dhjetor 2023 dhe ka si mision zhvillimin e ekosistemit sipërmarrës nëpërmjet inkurajimit të sipërmarrësve dhe të investitorëve si dhe politikave lehtësuese që synojnë të rrisin konkurencën ekonomike të ekosistemit shqiptar nëpërmjet inovacionit.

Strategjia e Agjensisë është e ndarë në tre shtylla kryesore: 1. Sipërmarrja Inovative, 2. Sektorët Strategjik, 3. Zhvillimi Gjithëpërfshirës. 

Klikoni për më tepër:

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.