Më datat 7 dhe 8 nëntor, në kuadër të projektit bilateral Kosovë-Shqipëri "Edukimi dhe Manaxhimi i Energjisë në KampusetUniversitare", i mundësuar nga AKKSHI (Agjencia Kombëtaree Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit), pranë Fakultetit tëEkonomisë u organizuan dy workshop-e ndërmjet përfaqësuesvetë Universitetit të Prishtinës-Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike(FIM) të drejtuar nga kordinatori Prof.Ramë Likaj dheUniversitetit të Tiranës-Fakulteti i Ekonomisë të drejtuar ngakordinatori Prof. Shyqyri Llaci. Ky projekt synon të përforcojëbashkëpunimin akademik në fushën e manaxhimit të energjisëdhe eficiencës energjitike, me fokus të veçantë në kampusetuniversitare.

Gjatë workshop-eve, u prezantua analiza e matjes së eficiencësenergjitike në Ndërtesën e Fakultetit Teknik, FIM nëUniversitetin e Prishtinës. Diskutimet u përqendruan nëidentifikimin e masave për optimizimin e përdorimit të energjisësë ripërtëritshme, duke përfshirë investime të mundshme dheprojekte të ndryshme që mund të zhvillohen në të ardhmen. Ky bashkëpunim synon të ndihmojë universitetet të përmirësojnëpërdorimin e energjisë dhe të rrisin ndërgjegjësimin përqëndrueshmërinë energjetike nëpërmjet projekteve konkrete dhebashkëpunimeve të reja.

Projekti përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një të ardhmejemë të gjelbër për institucionet akademike dhe komunitetet që atopërfaqësojnë, duke krijuar një model të qëndrueshëm dhe tëavancuar për manaxhimin e energjisë në kampuset universitaretë Kosovës dhe Shqipërisë. Në përfundim, u diskutuagatishmëria e dy institucioneve për projekte të përbashkëta dhebashkëpunime në të ardhmen.

Foto nga Aktiviteti

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.