Më 18 Nëntor 1997, Profesor Dhori Kule, filloi mandatin e parë si dekan i Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, për të vazhduar me pesë mandate si Dekan dhe dy mandate si Rektor i UT. Kemi nderin që në emër të Fakultetit të Ekonomisë t’i përcjellim falenderime , mirënjohje dhe respekt për kontributin e dhënë në afro tre dekada. Prof. Dr. Dhori Kule, në drejtimin e Fakultetit dhe Universitetit të Tiranës ka qenë për ne një model dhe shkollë e drejtimit eficent të strukturave akademike, me rezultate dhe arritje të spikatura.