Të dashur Maturantë!

Ju ftojmë të zgjidhni Fakultetin e Ekonomisë në raundin e dytë të aplikimeve. Duke zgjedhur Fakultetin e Ekonomisë ju bëheni pjesë e maturantëve më të mire, të cilët si çdo vit kanë zgjedhur Fakultetin e Ekonomisë për të kryer studimet e tyre. Fakulteti i Ekonomisë ka të miratuara 1200 kuota në total për të katër programet e studimit. Në raundin e pare janë rregjistruar 1025 studentë. Kuotat e mbetura të lira i përkasin të katër degëve, përkatësisht:

Administrim Biznesi – 75

Ekonomiks – 67

Financë – 29

Informatikë Ekonomike – 4

Datat për aplikmin online për raundin e dytë në Portalin U-Albania, janë më 19 – 21 Shtator 2024.

Ju mirëpresim !

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.