Fakulteti i Ekonomisë do të nis regjistrimet për Kandidatët Fitues të Raundit të Parë në programet e studimit në të cilën janë shpallur fitues. Regjistrimet për fituesit e Raundit të Parë, do të fillojnë prej datës 30 Gusht e vijojnë deri në 13 Shtator 2024 përgjatë 7 fazave (48-orëshe).
Dokumentet e nevojshme për regjistrimin e Aplikantëve Fitues për të ndjekur studimet në Fakultetin e Ekonomisë (UT), në Raundin e Parë të Regjistrimeve sipas Udhëzimit përkatës të MASR dhe Vendimit të Bordit të Administrimit UT, janë:
1) Kopje e dokumentit të identifikimit;
2) Kopje të njehsuar me origjinalin të diplomës së maturës shtetërore/dëftesës së pjekurisë ose të një diplome studimi të fituar jashtë vendit dhe të njehsuar nga QSHA, së bashku me certifikatën përkatëse të notave;
3) Deklaratën e paraqitur në shtojcën nr. 1 pjesë përbërëse e udhëzimit e cila plotësohet nga kandidati në prani të punonjësit të sekretarisë mësimore të IAL-së dhe që nënshkruhet prej tyre;
4) Formulari i aplikimit sipas shtojcës nr. 2, pjesë përbërëse e udhëzimit.
5) Pagesa e tarifës së regjistrimit (1600 lekë), e cila mund të kryhet pranë shërbimit të "Posta Shqiptare" që do të ofrohet në ambjentet e Fakultetit të Ekonomisë.
Ditën e regjistrimit, kandidatët fitues do të kenë mundësinë të zgjedhin nëse duan ta zhvillojnë të gjithë mësimin në gjuhën angleze. Kjo mundësi ofrohet për secilën nga katër degët e Fakultetit të Ekonomisë, pëkatësisht: Ekonomiks, Financë, Administrim Biznes dhe Informaitkë Ekonomike.
Suksese!
Klikoni për më tepër: