Fakulteti i Ekonomisë hap programin e përbashkët të studimit të ciklit të tretë Master Ekzekutiv në “Siguri Informacioni dhe Informacion Strategjik” me 60 kredite dhe kohëzgjatje 1 vit akademik , në gjuhën angleze, me formë studimi me kohë të plotë, i cili ka 30 kuota pranimi. Në përfundim të këtij programi studimi lëshohet diplomë e dyfishtë e ciklit të tretë ‘Master Ekzekutiv”, në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti Tiranës, dhe Fakultetin respektiv në Universitetin ‘La Sapienza’, Romë, Itali. 

Fakulteti i Ekonomisë në kuadër të ndërkombëtarizimit është bërë pjesë e një numër projektesh ndërkombëtare të cilat konsistojnë në ngritjen e kapaciteteve fizike dhe burimeve njerëzore.

Fakulteti është pjesë aktive e marrëveshjeve dhe programeve të cilat krijojnë mundësi të mëdha për stafin akademik dhe studentët. Në këtë drejtim është e rëndësishme përfshirja e stafit akademik në mobilitete në programin Erasmus+, për mësimdhënie dhe trajnime si dhe  mobilitetet e studentëve për zhvillimin e semestrave studimorë në Universitete Europiane.

Me shumë sukses vijon aplikimi dhe realizimi i projekteve të ndryshme të fituara kombëtare e ndërkombëtare, ku kanë për qëllim mbështetjen e modernizimit, ndërkombtarizimit dhe rritjen e aksesit në arsimin e lartë.

Fakulteti i Ekonomisë prej disa vitesh ofron programet e studimit të nivelit Bachelor në gjuhën anlgeze. Fakulteti në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit me Universitetin e Torinos ofron programe të ciklit të dytë Master, ku studentët pajisen me diplomë dyfishe.

Klikoni për më tepër:

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.