Dekanati i Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës në mbledhjen e datës 08. 07. 2024, ora 09:30, dënoi dhunën e ushtruar në incidentin e ndodhur brenda ambjenteve të Fakultetit në datën 05. 07. 2024.
Dekanati i Fakultetit mbështet deklaratën zyrtare të strukturave drejtuese të Universitetit të Tiranës për ngjarjen e ndodhur mes dy kolegëve të FE-UT, (bashkëngjitur deklarata).
Dekanati i Fakultetit të Ekonomisë UT sqaron opinionin publik se ky incident është i shkëputur dhe nuk cënon integritetin e institucionit tonë. FE-UT është Fakulteti me standartin më të lartë dhe më cilësor falë stafit akademik mjaft të kualifikuar dhe studentëve të vet.
Garantojmë çdo maturant që do të aplikojë dhe çdo student se në Fakultetin e Ekonomisë, UT do të gjejë si gjithmonë një staf akademik të përkushtuar, që i zhvillon të gjitha proceset me standarte të larta dhe me integritet të plotë profesional dhe etik. Është puna e përkushtuar e pedagogëve tanë që u garanton çdo vit studentëve më të mirë të vendit, që zgjedhin Fakultetin e Ekonomisë, një shkollim dinjitoz, që i pajis ata me dije dhe edukim të shëndetshëm që i shoqëron kudo gjatë gjithë jetës.
Klikoni për më tepër: