Photo_1ttt.jpeg

Në datat 20-26 Maj 2024, studentë që ndjekin studimet në Masterin e Shkencave në Manaxhim Risku, pranë FEUT, morën pjesë në konkursin Search and Rescue Competition” të organizuar nga Asosiacioni i Universiteteve Ballkanike (BUA), në Kampusin Karaağaç të Universitetit të Trakya, në Edirne, Turqi.

Në këtë aktivitet studentet u shoqëruan nga Prof. Asoc. Dr.  Brikena Leka, pedagoge pranë Departamentit të Financës, e cila vëzhgoi nga afër përvojën e studenteve, si dhe mbështeti aktivitetin dhe pjesëmarrjen e tyre.

Ky aktivitet kishte në fokus ndërgjegjësimin për fatkeqësitë natyrore, për të nxitur ndërveprimin kulturor, si dhe për të promovuar një kulturë bashkëpunimi brenda Platformës së Bashkëpunimit të Qyteteve Ballkanike. Objektivi kryesor është krijimi i ekipeve të fatkeqësive dhe emergjencave/kërkimit dhe shpëtimit midis studentëve të universitetit, duke siguruar pjesëmarrje më efektive në aktivitetet e fatkeqësive dhe emergjencave, duke rritur njëkohësisht ndërgjegjësimin për fatkeqësitë tek studentët e rinj të universitetit.

Aktiviteti konsistoi në një program trajnimi të studentëve në 4 ditët e para të tij dhe më pas në dy ditë- zhvillim konkursi ndërmjet Universiteteve të Platformës së Bashkëpunimit të Qyteteve Ballkanike.

Studentët e gjetën këtë aktivitet shumë interesant, si dhe e konsideruan atë një eksperiencë të veçantë, me shumë vlerë, praktike, dhe në funksion të njohurive të fituara nga ndjekja e programit Master i Shkencave në Manaxhim Risku.

Foto nga aktiviteti:

Materiali Anglisht

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.