Në kuadër të projektit 1FUTURE, ku Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës është në rolin e koordinatorit, në datën 27 Maj u zhvillua takimi i parë i “Inkubatorit të Njohurive për Klimën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm”, i krijuar në kuadër të projektit.
Në takim morën pjesë anëtarët e projektit 1FUTURE, anëtarët e Inkubatorit, si edhe zv.Dekanët Prof. Dr. Fatmir Memaj dhe Prof. Asoc. Dr. Etleva Bajrami, ku vlerësuan ecurinë e projektit 1Future dhe rëndësinë e projekteve si për stafin akademik ashtu dhe për studentët.
Inkubatori do të shërbejë në organizimin/ofrimin e produkteve/shërbimeve të kërkimit dhe edukimit, duke përfshirë: programe të ndryshme të edukimit, si shkolla verore, kurse intensive, leksione të hapura, etj., aktivitete për ndërgjegjësimin për klimën dhe qëndrueshmërinë, si konferenca dhe seminare, aktivitete studentore, aktivitete promovuese, aktivitetet kërkimore, si studime, anketa, artikuj shkencorë, etj. dhe aplikime në projekte në këtë fushë.