Në bazë të Vendimit 45, datë 10.5.2024 "Për hapjen e procesit të regjistrimit të kandidatëve për "Rektor" dhe "Anëtar Senati Akademik" në Universitetin e Tiranës, në kuadër të procesit të zgjedhjeve të përgjithshme për autoritetet dhe organet drejtuese të UT-së", dokumentacioni që duhet dorëzuar nga aplikantët studentë është
Fleta e Aplikimit për Anëtar të Senatit Akademik (Student) e shoqëruar me:
1. Dokument identifikimi (fotokopje)
2- Lista e Mbështetësve duke respektuar nenin 23, pika 2/d të Rregullores “Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet drejtuese dhe senatin akademik në Universitetin e Tiranës”
3- Vërtetim studenti
4- Lista e notave të provimeve të dhëna duke respektuar nenin 23, pika 2/e të Rregullores

Regjistrimet dhe dorëzimi i dokumentacionit të kërkuar do të kryhen pranë Sekretarisë së KIZ në Rektoratin e UT-se, ose elektronikisht, në adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. , nga ora 08.00-16.00 në datat 13 Maj, 14 Maj, 15 Maj, 16 Maj dhe 17 Maj

Klikoni për më tepër:

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.