Projekti "INTERnationalization at Home: Embedding Approaches and Structures to Foster Internationalization at Western BAlkans" (INTERBA) udhëhequr nga grupi i punës të Fakultetit të Ekonomisë u mbyll me sukses duke u vlerësuar maksimimalisht ("Very Good") nga Agjencia European Education and Culture Executive Agency (EACEA).

Projekti kishte si synim forcimin e ndërkombëtarizimit në Ballkanin Perëndimor, ndërkulturor dhe global nëpërmjet zbatimit të konceptit Internalization at Home (IAH) në IAL-të partnere të konsortiumit, me qëllim rritjen e cilësisë së arsimit dhe për të dhënë një kontribut kuptimplotë në shoqëri.

Në vlerësimin e bërë, ndër të tjera nënvizohej që "Projekti është menaxhuar mirë me një shpërndarje të përshtatshme të detyrave ndërmjet partnerëve. Konsorciumi i udhëhequr nga UT ka krijuar një bashkëpunim të mirë midis të gjithë partnerëve, duke ndërthurur aftësitë dhe ekspertizën e IAL-ve të BE-së me nevojat specifike të IAL-ve në Ballkanin Perëndimor.

Agjencia mirëpret ndikimin e mundshëm afatgjatë të partneriteteve strategjike me partnerët e industrisë të krijuara që mbështesin objektivat e ndërkombëtarizimit”.

Për më shumë informacion: https://interbaproject.com/

Bashkëngjitur treguesit kyç të performancës të realizuar gjatë zhvillimit të projektit për periudhën Nëntor 2019 - Nëntor 2023.

fggfgfdsdasewtryjh.png

Klikoni për më tepër:

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.