Në kuadër në projektit Jean Monnet “Enhancing Knowledge of EU Green Finance Policies in Insurance and Business Valuation- Green FIB”, grupi i punës së projektit realizoi tre leksione të hapura, në ambjentet e Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Aktivitetet u zhvilluan me studentë të Masterit Profesional në Financë dhe Masterit Shkencor në Manaxhim Risku.
Aktiviteti i parë u organizua në datë 30.11.2023, ku Znj. Ina Çota- Risk Advisory Manager at Deloitte Albania Ltd, mbajti një leksion në lëndën “Vlerësim Financiar Biznesi” me temë “Importance of ESG-s and European Commitment to Sustainable Finance- Case studies from Albania and Balkan region”. Leksioni u fokusua në rëndësinë e ESG-ve për bizneset si dhe veçanërisht në mënyrën e raportimit të biznesve në kuadër të direktivave të EU për financat e qëndrueshme.
Aktiviteti i dytë u organizua në datë 14.12.2023, ku Z. Dorian Pashaj- Head of Environmental Management Unit at Procredit Bank, mbajti një leksion në lëndën “Vlerësim Financiar Biznesi” me temë “Green Finance. The impact of green finance on the business cost of the capital – Real Cases studies of Green Finance from Procredit Bank”. Leksioni u fokusua në rëndësinë e financave të gjelbërta, EU green deal dhe ndikim i tij në botën e biznesit, si dhe qasjen e bankës Procredit ndaj zhvillimit të qëndrueshëm.
Në datë 15.12.2023, Znj. Anila Hoxha (Drejtoreshë e Byrosë Shqiptare të Sigurimit), mbajti një leksion në kuadër të lëndës “Tregu i sigurimeve” me temë “Liability Insurance and Green Insurance in Albanian Insurance Market”. Në leksion u trajtuan kontratat e sigurimit të përgjegjësisë për biznese dhe individë, ilustruar me praktika të tregut të sigurimeve në Shqipëri, si dhe produketet inovatore të “Sigurimit Jeshil” që ofrohen nga kompanitë shqipare të sigurimeve.
Aktivitetet e zhvilluara patën gjithashtu në fokus, njohjen e studentëve me raste praktike nga tregu shqiptar, rajonal dhe ndërkombëtar, si dhe u zhvilluan raste studimore për të nxitur aktivizimin dhe kreativitetin e studentëve, që përkon edhe me objektivat e këtij projekti.
Këto aktivitete ndërmerren në kuadër të iniciativës së përmirësimit të kurrikulave të programeve të studimit pranë FEUT, si dhe përafrimit të tyre me direktivat dhe politikat e BE-së.