1.jpg

Më datë 11 Dhjetor 2023 u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit të Ekonomisë dhe AKSHI-t. Të pranishëm në aktivitetin e organizuar ishin Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Dr. Dhori Kule, Drejtoresha e AKSHI, Znj. Mirlinda Karcanaj, përfaqësues nga Dekanati, pedagogë dhe studentë të Fakultetit të Ekonomisë.

 
Në fjalën e tij, Prof. Dr. Dhori Kule, shprehu rëndësinë e formalizimit të këtij bashkëpunimi, i cili do të hap dyer për mundësi të reja dhe zhvillim të përbashkët. Kjo do të jetë një e ardhme për të gjithë studentët e Fakultetit të Ekonomisë në fushën e Inteligjencës Artificiale dhe shkencës ekonomike.
 
Drejtoresha e AKSHI-t, Znj. Mirlinda Karcanaj shprehu rëndësinë e kapitullit të ri: Inteligjenca Artificiale. Ky projekt synon të përdorë teknologjinë më të fundit për të zgjidhur sfidat në fushën e ekonomisë, por jo vetëm. Gjithashtu, ftoi të gjithë studentët e interesuar të zhvillojnë internship-et e tyre tek AKSHI, ku do mund të zhvillojnë aftësitë dhe kompetencat e tyre.
 
Ky bashkëpunim do të sjell inovacion dhe njohuri të reja, duke bërë një hap të rëndësishëm në përdorimin e teknologjisë në shkencat ekonomike.
 
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.