Një delegacion i FE, të U. Tiranës, drejtuar nga zv/rektori, Prof. As. Dr. Bernard DOSTI, kreu një vizitë pune në Universitetin e Poitiers, Francë, nga data 20 deri në datën 26 nëntor 2023. Delegacioni pati takime me drejtuesit më të lartë të Universitetit të Poitiers, me Zënvëndës rektoren Profesore Cristine FERNANDEZ, me dekanet e fakulteteve: të Shkencave Ekonomike profesor Cornel OROS, me dekanin (Drejtorin) e Institutit të Administrimit të Ndërmarrjeve Profesor Benjamin DREVTON si dhe me dekanen e fakultetit të Drejtësisë, Profesore Marianne Faure Abbad.
Grupi i profesorëve të FEUT, pjesë e delegacionit, Sherif Bundo, Petraq Milo, Valentina Sinaj, Ines Dika dhe Eglantina Zyko, dhanë leksione në auditoret e universitetit të Poitiers.
Grupi i profesorëve të FEUT, morën takime me grupin e pedagogëve, kandidatë për doktorë të shkencave të FEUT, që janë duke u thelluar në kërkimin e tyre shkencor dhe duke përgatitur tezat e doktoraturave pranë universitetit të Poitiers, Francë si dhe me studentët shqiptarë që ndjekin studimet në këtë universitet.
Në datën 25 nëntor, delegacioni mori pjesë në ceremoninë zyrtare të shpërndarjes së diplomave për 410 studentë të Institutit të Administrimit të Ndërmarrjeve te U. Poitiers, ndër të cilët edhe për 22 studentë të FEUT që vijojnë studimet në këtë shkollë. Studentja e FEUT, Kristjana Proko, u nderua me çmimin e veçantë si diploma me punimin më të mirë! Kjo bën krenar vetë studenten, familjen e saj si dhe stafin e FEUT dhe krejt UT. Në këtë ceremoni, organizuar në Pallatin e Kongreseve, të qytezës së FUTUROSCOP-it, në prani të 1400 të pranishmëve përshëndetën edhe zv/rektori Bernard Dosti dhe Profesor Sherif Bundo, të cilët evokuan marrëdhëniet dhe shkëmbimet shumë të mira midis dy fakulteteve dhe dy universiteteve.