Në datën 21 nëntor 2023, në Fakultetin e Ekonomisë, UT në Tiranë u mbajt një “Lectio Magistralis”, leksioni i hapur me studentët e nivelit master në Administrim Biznesi me temën “ Sistemi italian: metodat dhe modelet për menaxhimin e kapitalit njerëzor midis skenarëve ekonomikë dhe përfshirjes.”   Lektoret Fiorenza Fissore,  anëtare e bordit, Zv presidente e Assist S.pA. pedagoge e Universitetit të Torinos dhe Aldo Emanuela Pignato, Drejtor i Përgjithshëm i Assist S.P.A., me një eksperiencë shumë vjeçare në menaxhimin e bizneseve dhe të kapitalit njerëzor,  treguan se të drejtosh nuk është vetëm një punë:  ata dëshmuan përvojën se si një Shoqëri Aksionere Italiane (Assist SPA), me një Degë në Tiranë (Assist SPA Dega Shqipëri), strukturon, qeveris, administron dhe faturon duke respektuar konceptin e SHOQËRISË E PËRBËRË NGA NJERËZIT.

Leksioni ishte një përmbledhje që preku çështjet themelore: duke filluar nga binomi Sistemi/Biznes, duke vazhduar me fushën e konkurrencës dhe përfunduar me paraqitjen e Zyrës së BNj. Me mjete të tilla si personalizimi, përfshirja dhe vlerat njerëzore, u paraqitën raste tipike novatore dhe stimuluese si: Frymëzimi i ditës, Vlerësimi i Personelit dhe Bilanci i Aftësive, menaxhimi i një Interviste pune, analiza delikate e kalimit nga grupi sociologjik në ekipin psikologjik ku talenti i individit bëhet i tillë vetëm nëse konceptohet dhe vendoset brenda një grupi dhe së fundi katalizatori i fuqishëm i Lego Serious Play.

 

Leksioni përfundoi me një demonstrim se cilat elemente janë bazë për të hedhur themelet e strukturuara dhe organizative të një kompanie dhe si t'i mirëmbajnë ato me kalimin e kohës (ISO/IEC Certifications, Uni PDR 125:2022).

Diskutimi, gjatë dhe në fund të leksionit mes studentëve plotësoi më tej të gjitha pikat e trajtuara, duke krijuar kuriozitet dhe stimulim tek studentët.

Foto nga aktiviteti:

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.