Në datën 20.09.2023, në ambientet e FEUT u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Fakultetit të Ekonomisë të përfaqësuar nga dekani Prof. Dr. Dhori Kule dhe VRULL me përfaqësues Dr.Philipp Tomsich, drejtor i teknologjisë dhe themelues i kësaj kompanie.
Dekani, shprehu vlerësimin dhe rëndësinë e këtij bashkëpunimi i cili ka në fokus konsolidimin dhe përmisimin e kurrikulës dhe kërkimit shkencor të Feut në fushën e teknologjisë së informacionit.
VRULL është një kompani inxhinierike softuerike që ofron konsulencë teknologjike dhe shërbime inxhinierike dhe kjo marrëveshje synon krijimin e një programi të përbashkët dhe laboratori kërkimor për kërkimin e arkitekturës kompjuterike për RISC-V, duke patur në fokus thellimin në inteligjencën artificale, metodat e zhdërvjellëta për inxhinierinë e secilit dhe bashkë-inxhinierinë hardware/software.
Dr. Philipp Tomsich tha se Inteligjenca artificale dhe machine learning ofrojnë një kombinim unik të mundësive dhe sfidave në të gjithë grumbullin e teknologjisë.
Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, historia e suksesit të Feut si një ofrues në rritje të shpejtë të teknologjisë së informacionit dhe zgjidhjeve softuerike do të vazhdojë në arkitekturën kompjuterike dhe kërkim-zhvillimin gjysmëpërçuesve (semiconductors). Duke kombinuar mësimdhënien dhe kërkimin AI/ML dhe RISC-V, përpjekja e përbashkët do të ofrojë një zgjidhje të plotë për inteligjencën artificale dhe machine learning që shkon nga IoT dhe skaji i rrjetit deri në qendrën e të dhënave.
Në përfundim të këtij takimi të dy palet shprehën bindjen se ky bashkëpunim do të jetë i suksesshëm.