Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Aristotel të Selanikut, Greqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;
- Shkëmbimin e stafit ndihmës akademik me karakter administrativ dhe administrativ me kohë të plotë për trajnim;
Mobiliteti do të kryhet në periudhën 15 Janar 2024 – 19 Korrik 2024
Afati për aplikim: 27 Shtator 2023
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
Klikoni për më tepër: Hapet thirrja për aplikime për bursa për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës
në Universitetin Aristotel të Selanikut, Greqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-
2024.