Since 13 November 2020, the project entitled “Promoting CCA and DRM in the framework of EU Integration” part of the Jean Monnet action in the Erasmus + Program has started its implementation. The project focuses on promoting education in the areas of “Disaster Risk Management” and “Adaptation to Climate Change”, addressed in the framework of European Integration.
The academic staff that manages the project has started developing the first module. “Climate Change Adaptation”. The module will be developed during the first semester of the academic year 2020-2021.
This new Module is part of the curriculum of the Master of Science in Risk Management, offered by the Department of Finance of the Faculty of Economics, University of Tirana. 30 students of the second year of Master of Science in Risk Management program are enrolled in this course.
The module aim and goals have been already presented to the students, and were well received by them. In addition, the students were invited to actively participate in the project activities, through the presentation of their projects, research and other inputs.
This new Jean Monnet Module provides an in-depth assessment of important issues in climate change adaptation and its respective implementation in the framework of EU integration. It places contemporary climate change into its historic context, examines the latest thinking in detection and attribution of recent warming and describes the nature of climate modelling and model uncertainty. The inclusion of EU angle in different relevant topics will offer an additional added value to the teaching and learning process.
Dr. Elona Pojani and Prof. Assoc. Dr Narin Panariti will retain their roles as module leaders of this new module.
Dr. Elona Pojani has been teaching in the Department of Finance at the University of Tirana since 2008. Some topics of her research include protected areas evaluation, environmental taxation, biodiversity protection, climate change and extreme weather events, disaster risk management, as well as public policies in the area of environmental management. She has been working on environmental issues in general since the beginning of her academic career. She has been serving as a consultant in economics for the UNDP Climate Change Program in Albania since 2010, for
Prof.Asoc. Dr. Narin Panariti has worked for 34 years on environment and climate change issues from very different perspectives: as a researcher, as a university professor, as a senior manager of the environmental state administration, as an environmental expert working for the industry, as a consultant, etc. She was member of the Negotiator Group for the negotiation of the Stabilization and Association Agreement. In this quality she drafted and presented progress reports on reforms for environment at the Joint Committee EU - Albania, Infrastructure Working Group, REReP Task Force, etc. For many years she was a member of the Bureau of the Committee for Environmental Policy and of the Transport, Health, and Environment Pan-European Programme of the UNECEE.
Që prej datës 13 nëntor 2020 ka filluar zbatimin projekti me titull “Promoting CCA and DRM in the framework of EU Integration”, pjesë e fushës së veprimit Jean Monnet në Programin Erasmus+. Projekti ka në fokus nxitjen e edukimit në fushat “Menaxhimi i Riskut nga Katastrofat” dhe “Përshtatja ndaj Ndryshimeve Klimatike”, të trajtuara në kuadër të Integrimit Evropian.
Stafi akademik që menaxhon projektin ka filluar zhvillimin e modulit të parë “Përshtatja ndaj Ndryshimeve Klimatike”. Moduli do të zhvillohet gjatë semestrit të parë të vitit akademik 2020-2021.
Ky Modul i ri është pjesë e kurrikulës së Masterit të Shkencave në Menaxhim Riskut, të ofruar nga Departamenti i Financës i Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. 30 studentë të vitit të dytë të programit Master i Shkencave në Menaxhim Risku janë regjistruar në këtë lëndë.
Qëllimi dhe synimet e modulit tashmë u janë prezantuar studentëve dhe janë mirëpritur nga ata. Për më tepër, studentët u ftuan të marrin pjesë aktive në veprimtaritë e projektit, përmes prezantimit të projekteve të tyre, hulumtimeve dhe kontributeve të tjera.
Përmes këtij Moduli të ri Jean Monnet, ofrohet një vlerësim i thelluar i çështjeve të rëndësishme mbi përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe zbatimin e tyre në kuadrin e integrimit në BE. Ky modul vendos veprimet ndaj ndryshimeve klimatike në kontekstin e tyre historik, shqyrton kërkimet më të fundit mbi shkaqet dhe pasojat e ngrohjes globale dhe përshkruan natyrën e politikave të klimës në rang kombëtar dhe global. Përfshirja e këndvështrimit të Bashkimit Evropian (BE) në tema të ndryshme përkatëse do të ofrojë një vlerë të shtuar në procesin e mësimdhënies dhe të të nxënit.
Dr. Elona Pojani dhe Prof. Assoc. Dr Narin Panariti do të kryejnë rolet e tyre si drejtuese të modulit.
Dr. Elona Pojani ka dhënë mësim në Departamentin e Financave në Universitetin e Tiranës që nga viti 2008. Disa fusha të kërkimit të saj përfshijnë vlerësimin e zonave të mbrojtura, taksimin e mjedisit, mbrojtjen e biodiversitetit, ndryshimet klimatike, menaxhimin e riskut të katastrofave, si dhe politikat publike në fushën e menaxhimit të mjedisit. Ajo ka punuar për çështje mjedisore në përgjithësi që nga fillimi i karrierës të saj akademike. Që nga viti 2010, ajo është angazhuar si këshilltare për ekonominë në Programin e UNDP për Ndryshimet Klimatike në Shqipëri, për disa projekte të ndryshme.
Prof. Asoc. Dr. Narin Panariti ka punuar për 34 vjet në çështjet mjedisore dhe të ndryshimeve klimatike në pozicione të ndryshme: si studiuese, si profesoreshë universiteti, si menaxhere e lartë e administratës shtetërore mjedisore, si eksperte mjedisore për industrinë, si këshilltare, etj. Ajo ishte anëtare e Grupit të Negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Në këtë cilësi ajo ka hartuar dhe prezantuar raportet e progresit mbi reformat për mjedisin në Komitetin e Përbashkët të BE - Shqipëri, Grupin e Punës të Infrastrukturës, Task Forcën REReP, etj. Për shumë vite ajo ishte anëtare e Byrosë së Komitetit për Politikën e Mjedisit dhe të Transportit, të Programit të Shëndetësisë dhe Mjedisit në Programin Pan-Evropian të UNECEE.
"The European Commission's support for the production of this publication does not constitute an endorsement of the contents, which reflect the views only of the authors, and the Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein."