Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Sivas Cumhuriyet, për semestrin e parë të vitit akademik 2023 - 2024.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për studime / kërkim të temës së diplomës / Traineeship;

Kohëzgjatja e bursave:
- Mobilitet për studime Bachelor / Master (5 muaj);
- Shkëmbimin e studentëve Bachelor / Master për kërkim të temës së diplomës (5 muaj);
- Mobilitet për Traineeship (75 ditë).

Afati për aplikim: 13 Qershor 2023

I gjithë procesi i aplikimit ktyhet online në linkun: https://erasmus.cumhuriyet.edu.tr/erasmus/incoming/ka171-application-form-std/

Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Klikoni për më tepër:
Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Sivas Cumhuriyet, në Turqi, për semestrin e parë të vitit akademik 2023 -2024

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.