Në kuadër të muajit ndërkombëtar të ndërgjegjësimit të Auditimit të Brendshëm, në Fakultetin e Ekonomisë u zhvillua në bashkëpunim me Albanian Institute of Internal Auditors (AIIA) një leksion i hapur i cili theksoi rëndësinë e profesionit si dhe vlerat e tij për zhvillimin profesional të studentëve. Në takim morën pjesë drejtues dhe profesionistë të nivelit të lartë, Znj. Danjela Begolli, Tirana Bank dhe Z.Veridjan Hoxha, Banka Kombëtare Tregtare, të cilët prezantuan qasjet inovative në Auditimin e Brendshëm si dhe funksionet më të rëndësishme të tij në organizata, sipërmarrje dhe institucione.

Për më tepër Z. Astrit Alijaj, Drejtori Ekzekutiv i AIIA, theksoi rolin dhe funksionet kyçe që ky institucion ka në promovimin e Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit të Brendshëm si dhe mundësitë e angazhimit të studentëve nëpërmjet anëtarësimeve, praktikave, punimeve, trajnimeve dhe forumeve.

Bashkëngjitur gjeni fotot gjatë leksionit të hapur

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.