ceremonia_e_diplomimit.jpg

Të dashur studentë, të diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës në vitin akademik 2020-2021 dhe 2021-2022!

Për të festuar përfundimin e studimeve, në të dyja ciklet, Bachelor dhe Master, për herë të parë Universiteti i Tiranës, organizon një ceremoni të përbashkët diplomimi me të gjithë studentët e njësive bazë përbërëse të UT. Ceremonia do të zhvillohet në datën 6 Qershor 2023, ora 19:00, në stadiumin “Air Albania”.

Veshjen e ceremonialit do ta sigurojë Fakulteti i Ekonomisë dhe ju do të njoftoheni për vendin dhe kohën kur duhet ta tërhiqni dhe ta dorëzoni. Studentët e diplomuar në FE do të kenë platenë e tyre të uljes në stadium. Për vendin dhe kohën e paraqitjes në stadium, informacionin do ta merrni disa ditë para ceremonisë.

Për efekt organizimi, jeni të lutur që të konfirmoni brenda datës 31 Maj 2023 pjesëmarrjen në cermoni në linqet bashkëngjitur.
Formular për konfirmimin e pjesëmarrjes në ceremoninë e diplomimit, për studentët e diplomuar në FE në vitin akademik 2020-2021!

Formular për konfirmimin e pjesëmarrjes në ceremoninë e diplomimit, për studentët e diplomuar në FE në vitin akademik 2021-2022!

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.