Në Fakultetin e Ekonomisë janë mbajtur disa aktivitete duke filluar nga dita e Enjte, dt. 11 Maj 2023, ku në aktivitetin e parë u zhvillua një leksion i hapur nga pedagogët e ftuar nga Universiteti i Södertörn, Sara Persson dhe Johan Sanden dhe doktorantët e Departamentit të Manaxhimit.

Sara Person zhvilloi temën “Hegjemonia e korporatës përmes qëndrueshmërisë – rasti i Patos-Marinza”. Gjithashtu ndau me ta projektin e saj kërkimor - shkencor për qëndrueshmërinë në lidhje me industrinë minerare suedeze dhe ekonominë qarkulluese në prokurimet publike.

Johan Sanden zhvilloi temat – “Burokracia dhe dixhitalizimi në administratën publike Suedeze” si dhe “Reformat dhe organizimi i zbatimit të borxhit Gjeorgjian”.

Gjithashtu profesor, Dr. Johan Sanden mbajti një leksion të hapur me studentët e MSHAP, ku e pranishme në aktivitet ishte dhe Dr. Sllavka Kurti. Tematika e diskutuar me studentët ishte “Administrata publike në Suedi, reformat, decentralizimi, dixhitalizimi i administratës publike, shërbimeve publike dhe shërbimeve të mirëqenies”.

Ditën e hënë më dt. 15 Maj 2023, Sara Persson zhvilloi një leksion të hapur me studentët e Bachelor Administrim Biznesi në orën e “Etikës së Biznesit” me Prof. Dr. Hysen Cela. Tematika e diskutuar ishte “Përgjegjësia sociale e korporatave dhe ekonomia qarkulluese”.

Në përmbyllje të aktivitetiteve, ditën e martë dt. 16 Maj 2023, Sara Persson zhvilloi gjithashtu një leksion të hapur me studentët e MPAP dhe Prof. Asoc. Etleva Leskaj. Tema e diskutuar ishte “Rasti i Patos – Marinza”, si dhe ndau me ta eksperiencën e saj në Shqipëri, si koordinatore e marrëdhënieve me komunitetin tek Bankers Petroleum Ltd – Albania.

Në fund të aktiviteteve, studentë dhe pedagogët drejtuan pyetje në lidhje me temat e prezantuar si dhe u konsoliduan marrëdhëniet në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor midis Departamentit të Manaxhimit në Universitetin e Tiranës dhe Departamentit të Biznesit në Universitetin e Södertörn, Stockholm, Suedi.

Bashkëngjitur gjeni foto nga leksionet e hapura

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.