Image_for_web.jpeg

Në kuadër të përmbylljes së lëndës së inovacionit, Fakulteti i Ekonomisë organizoi kompeticionin “Young Innovators 2023”, me 120 ide fillestare nga studentë të Administrim Biznesit dhe Informatikës Ekonomike, ku 16 prej tyre u përzgjodhën për në finale.

Të pranishëm në këtë kompeticion ishin rreth 250 studentë, dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Dr. Dhori Kule, pedagogë të Departamentit të Menaxhimit dhe Informatikës Ekonomike, përfaqësues nga partnerët e Fakultetit: Bashkia e Tiranës, OTP Bank Albania, One Albania, FM Reklama, Kontakt Al, Lufra, si dhe institucione të tjera.

Në fjalën e tij hapëse, Prof. Dr. Dhori Kule u shpreh se kjo lëndë synon zhvillimin e aftësive inovatore dhe sipërmarrëse të studentëve duke i mundësuar atyre krijimin e projekteve që do të “jetojnë” përtej fakultetit.

Nën moderimin e dy studentëve, Z. Hidrin Çaça, student i Administrim Biznesit dhe Znj. Fiorela Hasantari, studente e Informatikës Ekonomike, të 16 grupet finaliste prezantuan punën e tyre para një paneli ekspertësh të fushës.

Ky kompeticion synon të rrënjosë konceptet e inovacionit, kreativitetit dhe sipërmarrjes tek të rinjtë shqiptarë duke mësuar principet kryesore dhe për t’iu mundësuar aplikimin e tyre në praktikë.

Bashkëngjitur gjeni foto nga aktiviteti

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.