Programi Fulbright për Studime Master (Fulbright Foreign Student Program) është një program një ose dy vjeçar për profesionistë të rinj dhe ata që kanë përfunduar studimet, të interesuar të ndjekin studime në nivelin Master në Shtetet e Bashkuara. 

Fushta e studimit  

Bursat Fulbright të financuara nga Departamenti i Shtetit, - janë të hapura për të gjitha fushat e studimit; 

Bursat Fulbright me financim nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë – janë të hapura fushat si më poshtë: 

  • STEM (Shkenca, Teknologji, Fizikë, Matematikë); 
  • Bujqësi dhe Shkenca Jetësore (Bujqësi e qëndrueshme dhe menaxhim i burimeve; Menaxhimi i Sistemeve Bujqësore; Edukim Bujqësor; Menaxhimi i Agrobiznesit; Ekonomia Bujqësore; Inxhinieri Bujqësore dhe Biologjike; Ushqyerja e Kafshëve; Biokimi, Biologji Molekulare, Entomologji dhe Patologji Bimore) 
  • Shkencat e Kafshëve të Egra dhe Peshkimit (Konservimi dhe biologjia e kafshëve të egra; Biologjia e Peshkimit dhe Ruajtja e Jetës së Egër) 
  • Shkenca Pyjore (Shkenca Mjedisore dhe Pylltari, Inxhinieri Pyjore, Shkenca e Drurit) 
  • Turizmi (Menaxhimi i Turizmit; Menaxhimi i Mikpritjes dhe Turizmit; Turizmi i Trashëgimisë dhe Konservimi) 
  • Shkenca e Inxhinierisë së Mjedisit (Inxhinieria e Burimeve Mjedisore, Inxhinieria Ekologjike, Menaxhimi i Mjedisit, Inxhinieria e Burimeve Mjedisore 
  • Inxhinieri (Inxhinieri Minierash dhe Gjeologjike, Inxhinieri Kimike, Inxhinieri Bioprocesimi, Menaxhimi i Inxhinierisë së Qëndrueshme) 
  • Bio – Kimi (Biokimi, Kimi Mjedisore, Kimi Organike e Produkteve Natyrore, Biologji Mjedisore, Ekologji Kimike, Bioteknologji Mjedisore, Shkenca bimore). 

Për më shumë informacion, më poshtë do të gjeni linkun:
https://al.usembassy.gov/fulbright-student-program-2024-2025/

Afati i aplikimit është 15 korrik 2023.  

Për pyetje mund të kontaktoni në adresën e e-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.