Në kuadër të Panairit të Punës, ditën e Enjte, datë 06 Prill 2023, Fakulteti i Ekonomisë organizoi Forumin “30 Vite Ekonomi e Lirë, Sektori Bankar”. Ky aktivitet bëri bashkë bankierë, profesionistë të financave, studiues dhe përfaqësues të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, për të adresuar sfidat, potencialin dhe të ardhmen e sektorit bankar në Shqipëri.
Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Dr. Dhori Kule, i cili mbajti fjalën hapëse të Forumit, u shpreh se sektori bankar është garantuesi i gjithë aktivitetit të ekonomisë në vend, si dhe ofron siguri për të ardhmen e saj.
Zv. Guvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Prof. Dr. Luljeta Minxhozi, në fjalën e saj shprehu rëndësinë e rolit të Bankës së Shqipërisë. Gjithashtu, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatave Shqiptare të Bankave, Z. Spiro Brumbulli foli mbi historikun e sektorit bankar ndër vite.
Të ftuarit në panel ishin Z. Dritan Mustafa, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana Bank; Z. Antonio Braghó, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Intesa Sanpaolo Bank; Z. Mirsad Haliti, Anëtar i Bordit Drejtues i ProCredit Bank Albania; Z. Keler Gjika, Specialist i Lartë i Sektorit Financiar i Bankës Botërore.
Të ftuarit diskutuan mbi sfidat, potencialin dhe të ardhmen e sektorit bankar në Shqipëri. Në mbyllje të Forumit, panelistët folën mbi mundësitë që ofrojnë për të rinjtë të cilët synojnë një karrierë në sektorin bankar.
Bashkëngjitur gjeni:
Foto gjatë zhvillimit të Forumit “30 Vite Ekonomi e Lirë - Sektori Bankar”