Në datën 06 Prill 2023, Fakulteti i Ekonomisë organizoi Panairin e Punës ku morën pjesë rreth 70 kompani të sektorit bankar, konsulencës, telekomunikacionit, turizmit, transportit dhe shoqatave të biznesit. Studentët shpërndanë qindra CV dhe realizuan intervista gjatë disa orëve të panairit në stendat e kompanive të pranishme, të cilat i prezantuan studentëve mundësitë e tyre në punësim, internship, trajnim dhe bursa studimi. Qëllimi i Panairit të Punës është forcimi i bashkëpunimit me institucionet, bizneset dhe kompanitë private.
Organizimi i këtij panairi pati një impakt të madh te studentët të cilët patën mundësinë të eksplorojnë mundësitë e karrierës, të takojnë punëdhënësit e ardhshëm dhe të praktikojnë sjellje profesionale. Po ashtu edhe përfaqësuesit e sektorit bankar dhe kompanive të tjera të cilat prezantuan aktivitetin e tyre mbetën shumë të kënaqur nga pjesëmarrja aktive e studentëve dhe mundësia që patën për identifikimin e punonjësve potencialë.
Ky panair erdhi në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të Fakultetit të Ekonomisë për t’iu përgjigjur sa më denjësisht kërkesave dhe nevojave të studentëve për të ecur të sigurtë në rrugën e tyre të karrierës.
Bashkëngjitur gjeni fotot nga Panairi i Punës në Fakultetin e Ekonomisë