Në kuadër të Panairit të Punës, Fakulteti i Ekonomisë organizon Workshop-in "Ndërtimi i një profili Linkedin. Rëndësia e imazhit", në datën 05 Prill 2023, ora 10:00, Salla B203 (Kinoteatër).
Përmes këtij workshop-i studentët do të kenë mundësinë të kuptojnë rëndësinë dhe vlerën për profilin e tyre profesional. Në ditët e sotme, kjo është një nga mënyrat e rekrutimit të kanditatëve potencialë që i përgjigjen kërkesave të kompanive.
Për shkak të kapacitetit të lejuar, të gjithë studentët e interesuar, ju lutemi plotësoni linkun bashkëngjitur: https://forms.gle/KwXXpS2sMhC9G5o28