Qendra për Formim Profesional në Universitetin e Tiranës, në kuadër të realizimit të trajnimeve në interes të personelit akademik, studentëve dhe stafit admistrativ, organizon katër Workshop-e në dy ditë të veçanta, në datat 04-05 Prill 2023, sipas temave dhe orareve të specifikuara në shkresën dhe thirrjen bashkëngjitur.  

Workshop-et do të mbahen nga Prof. Laura Baecher, lektore në Hunter College of the City University of New York dhe do të zhvillohen pranë Sallës se Senatit në Rektoratin e UT-së.

Njoftohet personeli akademik se regjistrimin në Workshop-e mund ta bëjnë në linqet e publikuar në faqen zyrtare të UT-së:
https://unitir.edu.al/qender-virtuale-e-trajnimit-dhe-zhvillimit-profesional/

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.