leksion_i_hapurt_1234.JPG

Ditën e Mërkurë, datë 25 Janar 2023, Z. Fabian Kuka, Head of Business Development (Drejtues për Zhvillimin e Biznesit) në Revo Hospitality Group, mbajti një orë Leksioni të Hapur me studentët e vitit të parë, dega Administrim Bizesi, ku u diskutua mbi çështjet e faktorëve të suksesit të RHG, sfidat me të cilat përballet biznesi, strategjia e ndërkombëtarizimit dhe rëndësia e saj në rritjen e performancës, mekanizmat e kontrollit të performancës, si dhe rëndësia e inovacionit për pasjen e një avantazhi konkurrues të qëndrueshëm.

Z. Kuka ndau eksperiencat personale me studentët se çfarë e bën një lider të suksesshëm dhe sa të rëndësishme janë burimet njerëzore e motivimi i tyre në suksesin afatgjatë të një firme.

Foto gjatë leksionit të hapur

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.