Maturantja e shkëlqyer Marsida Muha, e cila rezultoi fituese në të 10-të degët ku kishte aplikuar për të ndjekur studimet, ka zgjedhur Fakultetin e Ekonomisë. Ajo është regjistruar që në fazën e parë të Raundit të Parë në FEUT, në degën Informatikë Ekonomike dhe ka zgjedhur që të studiojë në grupet që zhvillojnë të gjithë mësimin në gjuhën angleze.
Kujtojmë që për të katërtin vit radhazi në Fakultetin e Ekonomisë zhvillohet mësimi në gjuhën angleze për të paktën një grup leksioni në secilën degë. Për këtë arsye ftojmë aplikantët fitues që do të regjistrohen që të zgjedhin në momentin e regjistrimit nëse duan ta zhvillojnë mësimin në gjuhën angleze.
FEUT ju uron suksese të gjithë maturantëve që kanë zgjedhur degët e Fakultetit të Ekonomisë për të ndjekur studimet e tyre!
Intervista e maturantes Marsida Muha dhënë për Top Channel: https://top-channel.tv/video/top-channel-maturantja-e-arte-me-mesatare-10-fiton-te-drejten-e-studimit-ne-12-dege-universitare/