takimi_Egota.JPG

Sot, u mbajt një takim informal në kuadër të vazhdimësisë të marrëveshjes së bashkëpunimit të firmosur në dhjetor 2021, midis Fakultetit të Ekonomisë dhe kompanisë Edotta shpk. Kjo kompani e krijuar në vitin 2014, operon kryesisht në sektorin Bankar, Financiar dhe të Sigurimeve. Në këtë takim morën pjesë Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Z. Dhori Kule, administratori i Edotta shpk, Z. Emilio Mauro, përgjegjësja e departamentit të Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar (SIZ), Znj. Nevila Baci, pedagogë të këtij departamenti, si edhe përfaqësues të tjerë të kompanisë.  

Prof. Kule falenderoi në emër të Fakultetit Z. Mauro për sponsorizimin me bursë studimi të disa studentëve të Masterit të Shkencave në Sisteme Informacioni në Ekonomi dhe bashkëpunimin frytdhënës të kompanisë me departamentin SIZ.  

Z. Mauro nga ana e tij falenderoi Dekanin e FE për mundësinë e krijuar për bashkëpunim dhe u zotua për të sponsorizuar një laborator bashkëkohor për studentët e degës Informatikë Ekonomike, si edhe për të vazhduar bashkëpunimin me pedagogët e departamentit SIZ në zhvillimin e mëtejshëm të projektit të iniciuar në fillim të këtij viti. 

Më pas përfaqësuesit e kompanisë zhvilluan një takim me studentë të degës Informatikë Ekonomike, ku prezantuan kompaninë dhe fazën e parë të projektit  që është zhvilluar në bashkëpunim me pedagogët e departamentit SIZ, në fushën e Inteligjencës Artificiale. Studentët shfaqën interes për t’u integruar në projektet e zhvilluara nga kjo kompani në formën e internship-eve apo punësimit, interes i cili u mirëprit nga Z. Mauro duke i nxitur për të aplikuar në Kompaninë Edotta shpk. 

Foto nga aktiviteti

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.