Kule_-Mane.jpeg

Në Fakultetin e Ekonomisë u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet FEUT dhe grupit Balfin me datë 14 Prill 2022, nga Dekani i FE Prof. Dr. Dhori Kule dhe Presidenti i grupit Balfin, Z. Samir Mane. Të pranishëm në aktivitetin e organizuar ishin përfaqësues nga grupi Balfin, anëtarë të Dekanatit, anëtarë të senatit akademik të UT, staf akademik dhe studentë të FE.

Prof. Dr. Dhori Kule shprehu vlerësim për grupin Balfin duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve ndërmjet universitetit dhe biznesit në disa fusha të tilla si realizimi i praktikave profesionale, mbështetja me infrastrukturë, realizimi i studimeve dhe kërkimeve shkencore me interes të përbashkët, sjellja e eksperiencës dhe ekspertizës së biznesit nëpërmjet angazhimit të drejtuesve dhe specialistëve të grupit Balfin nëpëmjet seminareve dhe takimeve të ndryshme.

Z. Samir Mane theksoi që 18 përqind e të punësuarve në grupin Balfin janë diplomuar në FEUT dhe përgëzoi punën e drejtuesve, stafit akademik për nivelin e të diplomuarve. Gjithashtu, Z. Mane theksoi që grupi Balfin është i hapur për të mbështetur iniciativa të studentëve dhe stafit akademik si dhe ftoi për pjesëmarrje dhe bashkëpunim edhe në trajtimin e çështjeve ekonomike dhe të biznesit në TV Scan.

Foto nga aktiviteti

Në linqet më poshtë mund të ndiqni mbulimin mediatik të këtij eventi: 

News 24 - "Balfin”, bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë, Mane: Ofrojmë infrastrukturën për të hyrë në biznes

Syri TV - Samir Mane vizitë në Fakultetin e Ekonomisë, marrëveshje bashkëpunimi me dekanin Kule

OpinionPresidenti i “Balfin” Mane, memorandum bashkëpunimi me Fakultetin e Ekonomisë

TPZPresidenti i "Balfin" Samir Mane, memorandum bashkëpunimi me Fakultetin e Ekonomisë

 

 

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.